FRANCË

Franca ka bërë një gjest solidariteti teksa kulla Eiffel mbrëmjen e kaluar ka dhuruar një spektakël dritash.
Ky gjest është bërë për t’u solidarizuar me personelin shëndetësor që këto ditë nuk po qëndron në shtëpi pranë familjeve por janë në shërbim të popullit dhe në vijën e parë të frontit ndaj koronavirsuit.

Në fakt kulla Eiffel prej një jave është e mbyllur për vizitorët për shkak të masave kundër përhapjes së koronavirusit por tradicionalisht tashmë çdo orë 8 të mbrëmjes ajo ndizet përret 5 minuta.
Franca është një vend po aq i goditur nga koronavirusi në Europë duke numëruar 16 mijë të prekur nga të cilët 674 viktima dhe 2 mijë e 200 të shëruar.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb