Atmosfera e festës së ndërrimit të viteve përfshiu qytetet më të mëdha në Azi, Evropë, Afrikë dhe Amerikë e veriut ndërsa ora shënoi 12 e natës. Fishekzjarret, koncertet, ceremonitë shpirtërore, por edhe adresimet me përmbajtje politike u mbajtën në të gjithë globin pasi u shënua kalimi në vitin 2020. Qytetarët në Paris e pritën e vitin e ri prane Harkut te Triumfit dhe kulles Ejfel, Miliona turistë kishin zgjedhur kryeqytetin francez për të pritur vitin e ri.

Edhe natën e ndërrrimit të viteve, linjat e transportit dhe metrove ishin të paralizuara për shkak të një greve që vazhdon që prej fillimit të muajit dhjetor kundër reformës së pensioneve të presidentit Makron.

Mijëra njerëz u mblodhen përgjatë lumit Tamiz ndërsa Londra nisi dekadën e re me festime të shumta. Sadiq Khan, kryetari i bashkisë së Londrës, kishte premtuar një shfaqje të shkëlqyer me yjet e muzikës britanike, dhe ashtu ndodhi.  Kulla Big Ben iu rikthye punës pas një renovimi të gjatë duke shënjuar ndërrimin e orës.

Edhe kulla më e gjatë në botë Burj Khalifa në Dubai u ndriçua për të pritur ndërrimin e viteve. Të shumtë ishin njerëzit në këtë vend që kishin dalë në shesh për të pritur hyrjen e dekadës së re.

Në Nju Jork mijëra vetë e pritën vitin e ri 2020 në sheshin Times Square. Kryebashkiaku i këtij qyteti Bill De Biasio kishte organizuar këtë vit një koncert me artistët më të suksesshëm. Në orën 12 të natës, nisi edhe spektakli i fishekzjarrëve.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb