ITALI

Lazio ka marrë një fitore me shumë gola ndaj Genoa-s në ‘Olimpico’. 4-3 ka përfunduar sfida në Romë, ku Lazio u vendos dy herë në vështirësi nga miqtë.

Gjithsesi lacialët ndodhen në vendin e 6-të të tabelës, dhe kërcënojnë Juventusin e vendit të 5-të që është 2 pikë më lart.

Juventus i cili tashmë ka hequr dorë nga ëndrra për të marrë titullin e 10-të radhazi, rrezikon që këtë vit ta mbyllë edhe në vendin e 6-të, ndërkohë që vendin e 2-të të nënkampionit të Italisë e ka vetëm 3 pikë larg.

Në zonën Champions deri më tani janë Inter, Milan, Atalanta dhe Napoli, kurse jashtë deri tani mbetet Juventus dhe Lazio, të cilat gjithashtu pretendojnë në 5 ndeshjet e fundit.

(BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb