“Premier League” di të dhurojë emocione të pafund dhe kjo u pa që në javën e parë kur Arsenal mposhti Leicester me rezultatin 4-3, përmbysje nga të dy palët dhe në fund 7 gola. Ndryshe nuk ndodhi as në këtë javë kur në sfidën Totenham – Chelsea u luajt një spektakël në fushën e blertë të “Wembley”, pavarësisht se u shënuan vetëm 3 gola.

Takimi fillimisht u zhbllokua në minutën e 24-ër kur spanjolli Alonso ekzekutoi mjeshtërisht një goditje dënimi duke lënë të pashpresë Hugo Lloris. Pavarësisht aksioneve të shumta të rrezikshme, ky rezultat do të vijonte deri në minutën e 82, kur Tottenham të barazonte përkohësisht shifrat.

All Goals & Highlights Tottenham 1-2 Chelsea… by fififilive
Pas një krosi në zonë do të ishte Batshuayi ai që ngatërron portën duke shënuar një autogol. Gjithsesi skuadra e Contes reagon mjaft mirë duke iu rikthyer avantazhit vetëm 6-të minuta më pas, me Alonson që shndërrohet në hero duke mposhtur për herë të dytë Lloris.

Chelsea falë këmbëmajtit spanjoll merr kështu fitoren e parë në “Premier League” për sezonin e ri pas humbjes në javën e parë kundër Burnley 2-3 në “Stamford Bridge”. Ndërsa Tottenham pasi shjoi fitoren në hapje kundër Neëcastle, mundet në shtëpi duke marrë një shuplakë nga Chlesea në atë që konsiderohej sfida e parë për kampionin e ardhshëm.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: