Skuadra e drejtuar nga Giannis Antetokounmpo (Team Giannis) fitoi ndeshjen magjike të All Star Game në NBA, duke mundur në finalen e yjeve 184-175 skuadrën e LeBron James. Dy kapitenët e skuadrave luajtën shumë pak në këtë ndeshje për shkak të problemeve fizike:

Giannis vetëm 20 sekonda si titullar, ndërsa LeBron 14 minuta dhe nuk u aktivizua farë në pjesën e dytë. Trofeun MVP të këtij takimi e mori basketbollisti Jayson Tatum i ekipit fitues të “Team Giannis”, që realizoi 55 pikë e 10 rebound, një rekord për All Star Game.

Ai ishte shënuesi më i mirë i ndeshjes, mbështetur edhe nga Donovan Mitchell me 40 pikë. Kjo është hera e parë në karrierë që Tatum fiton këtë çmim prestigjoz, ashtu sikurse është hera e parë që Giannis Antetokounmpo fiton këtë finale si kapiten.

Për skuadrën e “Team LeBron”, shënuesit më të mirë ishin Irving dhe Embiid me nga 32 pikë secili. Kështu, pas 5 fitoresh radhazi si kapiten, LeBron James pëson humbjen e parë në All Star Game.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb