Grupi 4 i Ligës A në ‘Nations League’ ka prodhuar rezultate surprizë në ndeshjet e 4-ta në grup.

Spanja ka marrë humbjen e parë pasi ka humbur minimalisht 1-0 në Ukrainë. Vendasit rezistuan deri në minutën e 76-të kur me një sulm të befasishëm tekas 22-vjecari Viktor Tsygankov përfitoi dhe nga një dalje e gabuar e portierit De Gea për të shënuar golin vetëm të sfidës.

Gjermania është surprizuar nga Zvicra në shtëpi por në fund evitoi humbjen. Helvetët shënuan dy gola të shpejtë me Gavranovic dhe Freuler, por gjermanët reaguan me dy lojtarët e Chelsea, Werner dhe Havertz për të barazuar shifrat.

Gavranoviç kalon sërish të tijët në avantazh por Gjermania dukej e vendosur mos lëshonte pe, dhe barazoi me Sergei Gnabry.

Tashmë në këtë grup kryesimin e mban Spanja me 7 pikë, por prapa ka Gjermaninë dhe Ukrainën me nga 6 pikë teksa në fund ngelet Zvicra me 2 pikë, thuajse pa asnjë shpresë për kualifikim.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb