Çudirat në vendin tonë të vogël nuk kanë të sosur, e sidomos në sezonin e verës. Një video e publikuar nga JOQ tregon se një vajzë në Shëngjin ka kaluar çdo lloj limiti, madje duke vendosur edhe jetën e saj në rrezik.

E themi këtë pasi vajza ka vendosur të ngjitet në një shtyllë dhe më pas rrëshqasë. Nëse ajo do të ishte sportiste e sporteve ekstreme nuk do të kishte asgjë të çuditshme në të.

Me aq sa kuptohet nga video mund të themi se vajza duhet të ketë vënë ndonjë bast me miqtë e saj për të parë nëse e kalon. Fatmirësisht asaj nuk i ka ndodhur asgjë, por pamja ka qenë e pakëndshme sepse dukej sikur po kërcente në tubin e ndonjë klubi nate.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb