Faza e grupeve në Euro2020 përfundon me dy ndeshje spektakolare, por që në fund fiksohen në shifrat 2-2. Gjermani-Hungari dhe Portugali-Francë, të dyja 2-2. Kualifikohet Franca si vend i parë, Gjermania kalon si vend i dytë, Portugalia ecën më tej si vend i tretë.

Hungaria ndëshkoi Gjermaninë në 11’. Szalai mposhti Neuer me një goditje të bukur me kokë në hedhje. Pavarësisht përpjekjeve të vendasve, pjesa e parë u mbyll me këtë gol.

Në të dytën, Gjermania rriti presionin dhe barazoi në 66’ me Havertz. Në fushë hyjnë edhe Ëerner me Muller, por është Hungaria ao që kalon sërish në avantazh në 68’. Schafer ndëshkon vendasit.

Gjithsesi, pancerat nuk dorëzohen dhe barazojnë në 84’ me Goretza. Ky gol cliron gjermanët dhe në minutat e fundit kërkon edhe golin e tretë, por nuk ia del dot. Mbyllet 2-2, Gjermania merr vendin e dytë.

Në sfidën tjetër, Cristiano Ronaldo kaloi në avantazh të tijtë. Ylli portugez është treguar i saktë nga pika e bardhë pas penalltisë së shkaktuar nga Lloris pas një ndërhyrje të rrezikshme ndaj Danilo-s. Por në fundin e pjesës së parë ka penallti, ka penallti për Francën dhe Benzema shënon saktë dhe barazon 1-1.

Me të nisur e dyta, Benzema ndëshkon portugezët. U duk jashtë loje, por VAR konfirmoi golin. Por në minutën e 60-të, tjetër penallti për Portugalinë. Ronaldo sërish i saktë dhe 2-2.

CR7 është lojtari i parë europian në historinë e Botërorit dhe Europianit që ka shënuar 21 gola në total në dy kompeticionet, barazon edhe rekordin e Ali Daei të Iranit me 109 gola me ekipet kombëtare.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb