Po luhet në këto momente java e 10 e “Seria A” ku bien në sy disa gola spektakolarë të realizuar nga futbollistë klasi.

Dries Mertenes ishte autori i golit të barazimit 1-1 për Napolin në transfertën kundër Genoa-s. Belgu ka realizuar një perlë me goditje dënimi nga 30 metra për vendosur përkohësisht baraspeshën.

Në takimin tjetër Juventus po udhëheq 2-0 kundër Spali-t. Të dy golat e bardhezinjve janë për tu mbajtur shënim në leksionet e futbollit. Bernadeschi i pari dhe Dybala i dyti po dhurojnë spektakël në “Allianz Arena”.


(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: