Më në fund, Inter rikthehet tek fitorja dhe këtë e bën me spektakël ofensiv përballë Salernitana. Simone Inzaghi kishte më shumë se një arsye për të festuar, jo vetëm për tre pikët, por tashmë Inter rikthehet sërish në krye duke ia kaluar presion dy rivalëve, Napoli e Milan që të dielën përballën kokë më kokë. Inzaghi feston edhe për Lautaro Martinez, autor i një tregolëshi, më në fund “demi” rikthehet të shënojë, nuk shënonte që nga 12 janari.

Nuk mungoi në këtë takim as Edin Dzeko i cili me dygolëshin e tij kompletoi shifrat 5-0. Në përfundim të ndeshjes, Martinez theksoi: “Kam kaluar një moment shumë të vështirë, mungote fitorja, mungonin golat, mungonin golat e mi, ekipi ka nevojë që unë të shënoj. Kisha shumë dëshirë, shumë ngrinte, shumë vendosmëri dhe personalitet. Unë jetoj për të shënuar, shkova të festojë me Inzaghi sepse më ka dhënë shumë besim, falënderojë edhe të gjithë tifozët që më kanë qëndruar gjithnjë pranë.

Ndeshja e kthimit me Liverpool? Tani na pret një ndeshje e vështirë por me Liverpool do ta luajmë me personalitet dhe me bindje”, theksoi ndër të tjera Martinez.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb