5 gola, asiste dhe mbi të gjitha një shpirt luftarak për tu admiruar. Rey Manaj dhuroi një paraqitje shumë të mirë në rikthimin e tij në Serie A, shifra dhe rendimet që kanë bindur Spezia për të bërë kartonin e sulmuesit kuqezi.

Në pritje të trajnerit të ri, që sipas të gjithë gjasave do të jetë Luca Gotti, drejtuesit e Spezia kanë marrë aprovimin e Manaj për të blerë kartonin e tij nga Barcelona. Blugranët vlerësojnë Manaj me 2,7 milionë euro, shifër që drejtuesit e Spezia janë të gatshëm ta paguajnë menjëherë.

Manajj
Manajj

Problem mbetet paga e lojtarit, por edhe në këtë pikë palët kanë gjetur një akord pasi Manaj është i gatshëm të ul pretendimet e tij për një kontratë më afat gjatë.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: