Ndonjë problem i vogël me foninë në ‘debutimin’ e parë të Spice Girls, pa Victoria Beckham, në koncertin e parë të tyre në ‘spice Ëorld Tour’, mbrëmjen e shkuar në Dublin.
Rreth 60 mijë spektatorë kanë marrë pjesë në koncertin e tyre të parë pas shumë vitesh. Pas festimeve, çdonjëra sipas mënyrës së tyre ka festuar.

Mel B është ngjitur në tavolinën e një bari duke kërkuar menjëherë ‘tekila’, ndërsa Mel C ka bërë një banjo me akull.

19 vite pas ndarjes së grupit, bashkimi me Emma Bunton, Geri Halliwell, Melanie Chisholm e Melanie Brown ka funksionuar edhe pse me mungesën e Victoria Beckham, e cila që në fillim kishte refuzuar bashkimin me shoqet e saj.

Turneu parashikon 14 data dhe do të mbyllet në 15 qershor në stadiumin Wembley të Londrës.

(da.xha/BalkanWeb)

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb