Pas muajsh të tërë thashethemesh gjërat bëhen me reale për Spice Girls.

Sipas asaj që raporton The Sun-ekziston projekti për tu kthyer së bashku për një turne në 2019, por pa Victoria Beckham.

Sipas gazetës banda ka regjistruar një mesazh që do transmetohet të hënën, në të cilën do të njoftojë qëllimet që grupi ka.

Banda e famshme e viteve 90-të do të shfaqet në një interviste në televizion për ‘chat show’ e ITV, e drejtuar nga Jonathan Ross, por edhe në këtë rast mesa duket pa Zonjën Beckham.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb