25 vjet pas themelimit të Spice Girls, anëtarët e grupit dëshmojnë se miqësia e tyre i reziston kohës.

Me rastin e ditëlindjes së Geri Halliwell-Horner, ose “Ginger Spice”, siç njihej nga fansat e grupit, Spice Girls u bashkuan dhe organizuan një festë unike.

Geri Halliwell mbushi 50 vjeç në gusht dhe vendosi ta festonte këtë ditë më vonë në shtator, në mënyrë që të gjithë të ftuarit e saj të kishin kohë të përgatiteshin dhe të mos i mungonin askujt. Megjithatë, vdekja e mbretëreshës Elizabeth ndryshoi planet e saj, duke bërë që festa të zhvendoset në nëntor.

Në event nuk mungonte askush përveç Mel B, e cila nuk mundi të merrte pjesë për arsye familjare. Edhe Victoria Beckham, orari i ngarkuar i së cilës nuk i lejon shpesh daljet e tilla, ishte e pranishme.

Në fakt, ajo është shoqëruar nga bashkëshorti i saj, David, i cili nuk ka munguar të postojë në rrjetet sociale foto dhe video nga festa.

Sigurisht që të gjithë të ftuarit kanë bërë të njëjtën gjë, pasi një mbrëmje e tillë duhet të jetë e paharrueshme për të gjithë. Në fund të fundit, nuk ndodh shpesh që t’i shihni Spice Girls sërish bashkë.

Në një video të shpërndarë nga ish-futbollisti, shihen të gjithë anëtarët e grupit duke kërcyer me pije në dorë, ndërsa fytyrat e tyre i zbukurojnë buzëqeshjet.

Nga ana tjetër, Victoria Beckham gjithashtu bëri një postim. Më konkretisht, ajo ka pozuar përkrah Emma Bundon dhe Melanie C dhe ka shkruar: “Ju dua”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: