BRITANI E MADHE

Grupi “Spice Girls” është ribashkuar pas 23 vjetësh. Ky është një lajm vërtet i rëndësishëm për botën e muzikës që grupi Spice Girls janë bërë bashkë sërish pas kaq shumë vitesh.

Vajzat e famshme i ndanë rrugët e tyre para 2 dekadash, por e gjetën sërish dëshirën për t’u ribashkuar. Mungon Victoria Beckham e cila ka vendosur të mos i bashkohet grupit.

Kjo nuk është hera e parë që vajzat performojnë pa njërën nga vajzat. Geri Horner e la grupin në vitin 1998 dhe vajzat vazhduan të qëndrojnë së bashku deri në vitin 2000 kur u ndanë përfundimisht.

Grupi u bashkua sërish pas 12 vitesh, në ceremoninë mbyllëse të Lojërave Olimpike në Londër. Nuk dihet se kur mund të bashkohen të pesta bashkë.

Melanie Brown, Emma Bunton, Geri Horner dhe Melanie Chisholm më 1 qershor të vitit të ardhëm do të nisin turin në Britani e Madhe. Koncerti i parë do të mbahet nëManchester më 1 qershor të vitit të ardhshëm.

Të tjerët në Coventry më 3 qershor, pastaj në Sunderland më 6 qershor, në Edinburgh 8 qershor dhe Bristol më 10 qershor. Ndërkohë mbyllja e madhe do të zhvillohet në stadiumin Ëembley në Londër më 15 qershor.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb