Spinaqi i shtrydhur bashkë me mollën dhe limonin, nuk është i mirë vetëm për formën fizike, sepse veprimi i tij nuk kufizohet vetëm tek eliminimi i yndyrës në bark. Ai përmirëson funksionimin e mëlçisë dhe heq toksinat.

Shpeshherë yndyrën abdominale, ose atë në bark, e konsiderojmë thjesht si një problem estetik më shumë se sa shëndetësor. Ndërkohë që ajo në të vërtetë është shumë e rrezikshme. Nuk duhet të harroni se kjo yndyrë e cila grumbullohet në këtë zonë të trupit ka efekte negative mbi shëndetin, duke filluar nga sëmundjet kardiake e deri tek ato të diabetit të tipit 2. Përveç këtyre, të cilat janë probleme të zakonshme, masa dhjamore në bark shkakton edhe parehati, madje edhe gjatë gjumit. Yndyra abdominale grumbullohet edhe rreth disa organeve të brendshme, nën diafragmë dhe gjoks; ndaj mos e nënvlerësoni nevojën për të mbajtur një dietë të shëndetshme dhe shmangni një stil jete sedentare apo ulur. Sot ju këshillojmë të përfshini në dietë këtë shtrydhje të thjeshtë të spinaqit me mollë dhe pak limon. Kjo përzierje e shijshme, do t’iu ndihmojë të reduktoni centimetrat rreth barkut.

A është e mundur të eliminohet yndyra në bark?
Shumë nga ne mendojnë se yndyra në bark është e pamundur të eliminohet. Besohet se ajo është e lidhur me kalimin e viteve ose me gjenetikën. Rrjedhimisht e gjithë kjo të lë me bindjen se nuk mund të bëhet asgjë dhe se situata duhet pranuar. Por e vërteta nuk është kështu. Duhet të kuptoni se yndyra abdominale është një rrezik i drejtpërdrejtë për shëndetin tonë dhe ajo mund të eliminohet. Çështja është të reduktoni problemin e shfaqur në bel në bazë të indeksit të masës trupore të shëndetshme.
Për këtë arsye, është e rëndësishme të merrni në konsideratë aspektet e mëposhtme:

Përmirësoni funksionin e mëlçisë
Mëlçia është një organ shumë jetësor i sistemit tretës; na lejon të eliminojmë yndyrat dhe të gjitha toksinat që kanë tendencë të futen në organizmin tonë. Mëlçia përmirëson tretjen ndërkohë që prodhon një lloj lëngu i cili është esencial për të eliminuar yndyrat e tepërta.

Pra një mëlçi e shëndetshme ju lejon të reduktoni volumin e dhjamit, të eliminoni toksinat dhe të luftoni mbajtjen e ujit. Në këtë mënyrë ju siguron edhe një nivel të ekuilibruar të kolesterolit.

Zgjidhni ushqimet e duhura
Pjesa më e madhe e juaja më shumë ha për kënaqësi se sa nga uria e vërtetë. Për shembull juve me siguri ju pëlqen më shumë një pjatë me bazë djathin, mishin dhe ushqime të yndyrshme se sa thjesht një sallatë. Në darkë, për mungesë kohe, orientoheni drejt ushqimeve të gatshme dhe të shpejta dhe realisht e gjithë kjo ka një ndikim të keq në fizik dhe kryesisht në barkun tuaj. Në fakt, konsumimi i ushqimit të duhur, ju lejon të reduktoni deri në 80% masën dhjamore. Nuk është e nevojshme të eliminoni komplet yndyrat nga dieta juaj. Bëhet fjalë të mbani një ekuilibër, të hani më shumë me mendje se sa me bark. Zgjidhni yndyrat e shëndetshme, si për shembull vajin e ullirit, konsumoni më shumë ushqime të pasura me fibra dhe mos harroni asnjëherë rëndësinë e proteinave vegjetale. Përpiquni të eliminoni nga tavolina juaj sheqerin dhe reduktoni konsumimin e kripës. Ndërkohë mos harroni se, për të reduktuar masën e dhjamit në bark, duhet të pini një deri në dy litra ujë në ditë.

Spinaq i shtrydhur, mollë dhe limon
Kjo përzierje natyrale nuk heq vetëm yndyrën abdominale! Nëse konsumohet çdo ditë ajo ju lejon të:
-Ndiheni më të ngopur deri në darkë;
-Përmirësoni shëndetin e mëlçisë, falë përmbajtjes së substancave antioksiduese dhe vitaminave;
-Limoni do t’iu ndihmojë për forcimin e organizmit dhe eliminimin e lipideve të tepërta si dhe toksinave.
-Molla e gjelbër përmban bioelementë esencialë që ndihmon në metabolizmin tuaj. Për të marrë këtë efekt rekomandohet që ta hani bashkë me lëkurën e saj.

Spinaqi i papërpunuar ju furnizon me energji, hekur, proteina dhe fibra. Është një ushqim me vlerë të madhe ushqyese i cili ju bën të ndiheni të ngopur ndërsa mund të humbni edhe peshë. Për të bërë këtë përzierje të dobishme për organizmin tuaj është e nevojshme të bëni bashke një tas me spinaq të papërpunuar, një mollë të gjelbër, lëngun e gjysmë limoni dhe një gotë ujë. Mjafton t’i shtrydhni në shtrydhëse dhe pse jo ta konsumoni çdo ditë nëse e shihni të nevojshme.(shqip)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: