Sekretari i Përgjithshëm i PD, Flamur Noka ka akuzuar qeverinë Rama, gjatë fjalës së tij në seancën plenare në Kuvend .

Referuar ministres Elisa Spiropali, Noka tha se i kanë lënë në harresë banorët ne Paskuqanit.

“Marrëveshjet janë detyrime dhe Berisha nuk tha as më shumë dhe as më pak , por ju po i bëni bisht detyrimeve sepse keni hall. Kur të vijë zotëria të flasë vetë. Dëgjova dhe Spiropalin që bluan si mulliri bosh sa për të bërë zhurmë dje nuk flet asnjë fjalë për zonë e saj. Në zonën e Paskuqanit po konsumohet krim, qeveria po prish dhjetëra shtëpi po lë në qiell të hapur qindra banorë që i mori votat për zgjedhjet. Edhe Enver Hoxha të ngrihet nga varri këto shtëpi tuajat nuk do të prishen, kështu tha Kryeministri, por këta këtë e kanë harruar. Edi Rama po sillet me ata banorë si Enver Hoxha, i vret natën dhe i qan ditë. Ata janë banorë që i kanë në proces legalizimi ato banesa, por kjo qeveri nuk do t’ja dijë për ta , thjesht i ka mashtruar për të marrë votë. Jemi para shkeljeve flagrante të ligjit sepse ky regjim nuk mendon për qytetarët,. Është një regjim i dashur vetëm për qeveritarët dhe oborrtarët e tyre. Shikoni Sazanin, çfarë tregon djegia e pyjeve., Kjo qeveri ka çuar për skrap taksat e shqiptarëve. Një qytetar që quhet Besim Peca ka marrë gjobë dhe e gjithë shtëpia e tij kushton 10 mln, këta i vënë gjobë 114 mln dhe pastaj vijnë e flasin për qytetarët”, tha Noka.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: