Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëherësh zëdhënësja e Qeverisë, Elisa Spiropali e ftuar në programin “A Show” në News 24 u shpreh se Partia Socialiste do të garantojë edhe një mandat të tretë, madje ai do të jetë më i lehtë se i dyti. Sa për politikën, ajo thotë se po kalon fruthin.

“Mandati i tretë do të jetë më i lehtë se i dyti, po kalojmë një fruth, një fazë papajekurie në politikë që shumë shpejt do ta tejkalojmë. Partitë politike i kanë rënë shumë në qafë Shqipërisë. Liderët e partive mendojnë se janë zotër të saj e mund të bëhet siç duan ata. Edhe këto shenja të fundit të një përplasje politike të egër janë pasojë e kësaj përplasje të egër që shumë shpejt do shërohet them unë”,- thotë Spiropali.

Sa për numrin e bashkive që pritet të fitojë PS-ja në zgjedhejt e 30 qershorit, Spiropali tha se numri ka pak rëndësi.

Në 30 qershor sa bashki do fitoni?

Spiropali: Nuk duam t’ja dimë për numrin

Kishte shkrujtur në Facebook-un tuaj 61 bashki…

Spiropali: Po shanset janë të larta se PD e LSI i braktisën zonat dhe votuesit e tyre. Ne jemi gati të votohemi, jemi këtu.

Pse nuk uleni me ta?

Spiropali: Ne jemi përulur vazhdimisht, një krizë identike e kishim edhe në 2017. Ata kanë menduar gjithnjë se diçka do ta marrin në fund të fundit. Unë mendoj që fillimi i zgjidhjes është reformimi i partive të mëdha. PD ka nevojë për Rilindje, ndryshim të lidershipit, i cili për frikëra të mëdha apo të vogla që ka, ka vendosur ta marrë peng PD.

Pse shqetësoheni ju që ata po i merr lumi?

Spiropali: Ne nuk po e pengojmë lumin, as që ata të hidhen në lumë. Nga ana tjetër as po i nxisim…

(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb