Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, ka reaguar pas deklaratës së Presidentit të Republikës, Ilir Meta, i cili ironizonte procesin e votimit të 30 qershorit përmes një videoje, që tregonte votimet në grup.

Në një reagim në “Facebook”, ministrja Spiropali shkruan se Meta e ka kthyer figurën e Presidentit në një agresor ndaj Shqipërisë Evropiane.

“Salvador Haxhi Qametaj e ktheu deri javën e kaluar figurën e Presidentit të Republikës në një agresor ndaj Shqipërisë Evropiane.

Ndërsa qëkur nisi disfata totale është kthyer në shëmbëlltyrën e mëshirueshme të atij që qesh kot se i duket se po sheh dritë në fund të tunelit, që në fakt është treni tjetër që po i vjen përballë”, thekson Spiropali.

Elisaa
Elisaa

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb