Ministrja Elisa Spiropali pas batutave të Murrizit i ka kthyer përgjigje këtij të fundit duke ironizuar.

Spiropali ka thënë se është më mirë që Murrizi dhe opozita e re të vijojnë të jenë në Kuvend për shkak se janë më mirë se opozita joparlamentare me bojë, miell e çizme.

Po ashtu ajo ka përmendur edhe Bashën, për të cilin thotë se flet për koncesione sot në opozitë kurse kur ishte në mazhorancë jepte koncesione me ligje skandaloze.

”Ju prekni në disa plagë se i dini mirë, jeni ndër më të vjetrit. Juve ju urojmë suksese në partinë e re, të merrni vota Më mirë të bëjmë replica me ju se të kemi bojë, miell e cizme keni bërë ju më shuëm opozitë
Më mirë të bëjmë replika me ju, se sa të kemi bojë e çizme. Keni bërë më shumë opozitë se ata që ishin.
Sa i përket ngjashmërisë. Ne në asnjë pikë të politikës tonë as ngjajmë por as afrohemi.
Ne nuk bëjmë Teatër me ligjet tona por i bëjmë këtu. Basha flet vetë për koncesione ndërkohë ka dhënë vendime të turpshme këtu. Sigurisht kur je në opozitë mund të thuash çfarë të duash por kur ke marrë edhe vendime është ndryshe. ”- tha Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb