Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali kujtoi sot themelimin e Romës, bërthamës së qytetërimit perëndimor.

Në momentet kur gjithë bota po përballet me pandeminë e COVID-19, Spiropali tha se “Roma për herë të parë në historinë e saj është e zbrazët”.

“Më 21 Prill 753 p.K u themelua Roma. Sot, 2 773 vjeçe. E zbrazët, për herë të parë në historinë e saj të gjatë dhe të trazuar. Ç’të bën pandemia, s’ta bën as historia. Presim që Romës t’i kthehet së shpejti gurgullima njerëzore, qytetit më të bukur të botës, bërthamës së qytetërimit perëndimor”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb