http://www.gazetatema.net/web/2015/01/14/foto-fustane-horrornuserie-mashtrimi-me-blerjet-online/
TIRANË- Në një takim të Dhomës Amerikane të tregtisë me bizneset, Drejtoresha e Doganave Elisa Spiropali e ka vënë theksin tek lehtësira e procedurave që sipërmarrësit do përfitojnë nëpër dogana dhe kudo kryejnë procedura pune në sajë të kodit të ri doganor.

Sipas saj, ky kod synon të thjeshtojë procedurat nëpër dogana si dhe të lehtësojë disa proçedura burokratike të administratës.

“Sipërmarrja është vënë në një lloj piedestali edhe nga qeveria. Duam që burokracitë dhe pengesat në administratë të lehtësohen sa më shumë. Administrata doganore ka kaluar kodin e ri doganor që përafron legjislacionin tonë me vendet e BE”, tha ajo.

“Kontakti me doganën bëhet në mënyrë elektronike duke shmangur kontaktin e bizneseve me doganierët”, tha Spiropali shuke shtuar se në këtë formë luftohet korrupsioni.

Sipropali foli për një marrëdhënie të drejtë mes administratës dhe bizneseve. Sipas saj, të gjitha ato biznese që kanë një histori transparente me doganat do kenë më shuam lehtësira.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: