TIRANË

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, zëdhënësja e qeverisë, Elisa Spiropali ka reaguar pas deklaratave të Prokurorisë dhe kreut të PD-së për çështjen e lobimeve në SHBA të kësaj force.

Në një postim në Twitter, Spiropali duke përdorur një personazh të Migjenit apo dhe Sokratin thotë se Basha gënjen sapo del nga dera e prokurorisë pastaj bën Sokratin e përvuajtur, ndërsa i kërkon të përgjigjet.

“Lulzim Basha gënjen si derri i knaqun i Migjenit sapo del nga dera e Prokurorisë. Pastaj kur Prokuroria ia nxjerr në shesh gënjeshtrat, bën Sokratin e përvuejtun si i persekutuar politik. Është koha të përgjigjesh Lulzim. As Derri as Sokrati s’të ndihmojnë dot!”, shkruan Spiropali.

Spiropali Tw
Spiropali Tw

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb