TIRANE- Sekretarja për Rininë në Partinë Socialiste, Elisa Spiropali, njëherazi kandidate e PS-së në qarkun e Korçës, ka përcjellë një mesazh për demokratët kur edhe pak ditë na ndajnë nga zgjedhjet parlamentare. Në rubrikën “Opinion” në “News24”, Spiropali tha se qytetarët nuk duhet të votojnë me tifozllëk për një parti të caktuar, por duhet të vendosin për të ardhmen e tyre.

Ajo tha se kreu i PD, Lulzim Basha me eksperiencat e tij e ka treguar se “nuk di të bëjë punë për qytetarët”, ndaj i ka kërkuar edhe demokratëve të japin votën për Partinë Socialiste.

“71 mandate për PS janë të nevojshme për një ndryshim thelbësor për vendin. PS ka treguare se di të bëjë më të mirë për vendin. Këtë radhë ne jemi në këtë betejë të vetëm, dhe çdo parti me liderin e saj, ekipin dhe programin, i kërkon punë njerëzve të thjeshtë. U themi atë punë mos ia jepni Lulzim Bashës së e ka treguar se nuk di të bëjë punë, e ka treguar edhe në bashkinë e Tiranës. As demokratët nuk duhet t’ia besojnë votën me tifozllëk, por duhet t’i japin një forcave politike të qëndrueshëm dhe di se ç’bën. Besimi që qytetarët do na japin ne, do përkthehet në më shumë infrastrukturë për ta, investime e punësim. E i kërkojmë votën edhe demokratëve në këtë pikë, për të bërë ndryshimin”, tha ajo.

Teksa u shpreh se PS e ka marrë seriozisht betejën elektorale, Spiropali tha se ekipi i kësaj force politike është fokusuar tek raporti me qytetarët.

“Ne kemi bërë shumë në këto 3 vite e gjysmë sa i takon vendosjes së shtyllave dhe themeleve të një shteti funksional, ligjor. Ne ishin në zgrap të një kolapsi kur e morëm qeverinë. Më shumë se gjysma nuk paguanin energjinë. Nuk dinim nëse në dhjetor do kishim drita, kur Rama u ul në karrigen e kryeministrit, pasi sistemi ynë zgjedhor ishte prag kolapsi. Qytetarët nuk e respektonin shtetin, sepse i tillë shteti sillej me ta. Në këto vite e gjysmë është bërë shumë për ta ndryshuar këtë realitet. Sigurisht ka ende shumë për të bërë. Dhe jemi të vendosu që me të njëjtin pasion siç luftuam për reformën në drejtësi, do të punojmë edhe për rritjen e mirëqenies”, u shpreh Spiropali.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: