Ministrja e Shtetit për Parlamentin, Elisa Spiropali ka marrë pjesë sot në ceremoninë e përvitshme të diplomimit “LEAD Albania”.

Ndërsa shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen, zonja Spiropali u shpreh se falë programit të veçantë Michail Granoff, 50% e të diplomuarve janë punësuar sot në nivelet më të larta drejtuese të administratës shqiptare.

STATUSI I PLOTE
E nderuar që për të dytin vit radhazi, Fondacioni Shqiptaro-Amerikan i Zhvillimit më ftoi të mbaj fjalën përshëndetëse në emër të qeverisë shqiptare, në ceremoninë e përvitshme të diplomimit “LEAD Albania”.

Falë #AADF dhe programit të mikut tonë të veçantë Michail Granoff, sot në nivelet më të larta të administratës publike ofrojnë kontributin e tyre një grup të rinjsh profesionistë, pjesa më e madhe e të cilëve janë trajnuar dhe kanë punuar pranë universiteteve dhe kompanive prestigjioze në botë.

Pas vitit të parë të zbatimit të programit, 50% e tyre janë punësuar sot në nivelet më të larta drejtuese të administratës shqiptare.

Dera e institucioneve tona do të jetë gjithmonë e hapur për të rinj të tillë profesionistë, të talentuar dhe të angazhuar që mund ta çojnë Shqipërinë në një #tjetërnivel.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb