Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali u shpreh sot se “Kavaja dhe Golemi janë dy prej zonave të reja zhvillimore ku vijon intensivisht puna për ndërtimin e infrastrukturës në standardet më të larta, duke paraprirë brenda shtatorit nisjen e punimeve për ndërtimin nga e para të pallateve të reja, ku afro 400 familje do të gëzojnë strehën e re, moderne e të sigurt”.

Në një takim me ekipin e PS-së, qarku Tiranë, Spiropali tha se “paralelisht puna vijon edhe për rindërtimin e banesave individuale në njësitë Luz, Synej e Helmas, si dhe infrastruktura arsimore dhe shëndetësore, pjesë e kantiereve të Rindërtimit që do të ridimensionojnë çdo zonë të dëmtuar”.

“Bëjmë çfarë themi! Dëshmi e së gjithës mbetet puna dhe premtimet e mbajtura. Kjo e nxit energjinë e ekipit të PS-së, Qarku Tiranë, për më shumë organizim dhe vëmendje ndaj komuniteteve. Të bindur se fitorja e mandatit të tretë qeverisës është garanci që zhvillimi i Shqipërisë të mos ndalet”, u shpreh Spiropali.

Postimi i plote:

|Bëjmë çfarë themi! Dëshmi e së gjithës mbetet puna dhe premtimet e mbajtura.

Kjo e nxit energjinë e ekipit të #PSQarkuTiranë për më shumë organizim dhe vëmendje ndaj komuniteteve.
Të bindur se fitorja e mandatit të tretë qeverisës është garanci që zhvillimi i Shqipërisë të mos ndalet.

?Kavaja dhe Golemi janë dy prej zonave të reja zhvillimore ku vijon intensivisht puna për ndërtimin e infrastrukturës në standardet më të larta, duke paraprirë brenda shtatorit nisjen e punimeve për ndërtimin nga e para të pallatave të reja, ku afro 400 familje do të gëzojnë strehën e re, moderne e të sigurt.

Paralelisht puna vijon edhe për rindërtimin e banesave individuale në njësitë Luz, Synej e Helmas, si dhe infrastruktura arsimore dhe shëndetësore, pjesë e kantiereve të #Rindërtimit që do të ridimensionojnë çdo zonë të dëmtuar.

#Bashkë ??#PërShqipërinëqëDuam
#PërKavajënqëDuam #PSTirana

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb