KAVAJË
Koordinatorja e PS për qarkun e Tiranës, Elisa Spiropali e pranishme në Kavajë, ka deklaruar pas betimit të kryebashkiakut të ri, Redjan Krali se askush nuk do të mund të pengojë punën e PS dhe të kryetarëve të rinj. Sipas Spiroplait puna në bashkinë e Kavajës do të nisë që ditën e nesërme.
“Këshilltarët janë ata që u konstatuan sot, dhe do nisin punën që nesër për t’i shërbyer qytetarëve të kavajës pa dallim. Në zyrën e bashkisë nuk i pengon dot të hyjë asnjë huligan dhe asnjë çetë. Organet ligjëzbatuese të bëjnë punën e tyre sipas ligjit” u shpreh Spiropali.
(BalkanWeb)