TIRANË-Partia Socialiste ka dalë sot në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së kryesisë për të bërë të ditur procesin e kandidaturave për kryetar të Partisë Socialiste në 61 bashkitë. Në një prononcim për mediat, zëdhënësja e kryesisë së PS, Elisa Spiropali, theksoi se “Kryesia shqyrtoi sot procesin e kandidaturave për kryetar të Partisë Socialiste në 61 bashkitë. Ecuria është normale, po bëhet një përzgjedhje në bazë të kritereve, për të bërë të mundur zgjedhjen e kandidatëve më të mirë që do të na çojnë drejt fitores së zgjedhjeve të 2017-tës.”

Në vijim, Spiropali tha se “Të hënën tjetër është mbledhja e radhës e kryesisë së Partisë Socialiste dhe në datat 27, 28, 29 maj do mbahet procesi zgjedhor në të gjitha qarqet dhe në të gjitha bashkitë e vendit për zgjedhjen e kryetarëve të partisë”.

Gjithashtu, Spiropali solli në vëmendje kriteret e përzgjedhjes, duke u shprehur se “Kriteret janë të përcaktuara në statut. Ato kanë të bëjnë me arsimimin që duhet të kenë, me integritetin moral të të gjithë kandidatëve dhe sigurisht me eksperiencën e tyre në parti për të bërë të mundur zgjedhjet më të mira të kandidatëve dhe fitimin e zgjedhjeve të 2017-tës”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: