Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Elisa Spiropali, priti sot në Kryesinë e Kuvendit, Kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar në Serbi, Enkel Rexhepi.

Kryetarja Spiropali u shpreh se “Kuvendi i Shqipërisë, nëpërmjet delegacioneve në Këshillin e Europës dhe organizata të tjera ndërkombëtare, do të vijojë angazhimet për mbrojtjen e të drejtave të patjetërsueshme të shqiptarëve në Luginën e Preshevës dhe mbështetjen e ndërveprimin në fushën e arsimit dhe shërbimeve publike.

Prestigji i lartë ndërkombëtar i Shqipërisë, një momentum për mbrojtjen dhe respektimin e të drejtave të shqiptarëve në rajon.”, u shpreh Spiropali.

  • foto galeri
  • foto galeri

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb