Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, njëkohësisht dhe drejtuese politike e PS për Tiranënë, Elisa Spiropali ka publikuar disa foto nga kantieret e Rindërtimit të kopshteve dhe shkollaven në Kamzë.

Spiropali thotë se kopshtet dhe shkollat e reja janë një detyrim ndaj fëmijëve, nxënësve dhe prindërve në Kamzë.

Më tej ajo thumbon opozitën, duke thënë se këto vepra janë përgjigje ndaj atyre që jo vetëm nuk besuan, por veç baltës nuk hodhën asnjë tullë.
Për më tepër tashmë 8 muaj larg nga zgjedhet e 25 prillit të 2021, Spiropali i dërgon një measzh të qartë liderit të opozitës dhe PD-së, Lulzim Bashë që ta harrojë të fitojë në Kamzë.

STATUSI NGA ELISA SPIROPALI
?Kamëz | Puna me ritme të shtuara për ngritjen nga themelet të kopshteve dhe shkollave që tërmeti i 26 nëntorit nuk i kurseu, janë detyrimi që kemi ndaj fëmijëve, nxënësve e prindërve.

Përgjigje sakaq edhe për ata që #nukbesuan dhe veç baltës nuk vendosën asnjë tull. ?? Lulzim, harroje Kamzën!✌

?#Programi i Rindërtimit do të konkretizohet me ndërtimin e 22 objekteve arsimore në Kamëz. Siguria dhe kushtet bashkëkohore janë standardi i punës tonë.

#Bashkë #PërShqipërinëqëDuam
#PsQarkuTiranë ?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb