Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, publikon një video nga Kavaja, duke thënë se ky qytet është kthyer në një megakantier ndërtimi.

Sipas Spiropalit, në Kavajë do të rindërtohen 12 shkolla me standarde të mira dhe kushte moderne, zona e re zhvillimore, që përmban 7 pallate me 300 apartamente, si dhe 100 njësi shërbimi për familjet që humbën strehën nga tërmeti.

Mesazhi i Spiropali:

Kavajë | Me ritëm vazhdojnë investimet madhore, si dhe çdo zotim i përkthyer në punë, duke e kthyer Kavajën në një mega kantier #NDËRTIMI.

✅12 shkolla me standardet më të mira dhe kushte moderne do të rindërtohen nga e para në Kavajë.

✅Vijon pandalur puna edhe për ndërtimin e zonës e re zhvillimore, pjesë e saj ✅ 7 pallate me plot 300 apartamente banimi si dhe 100 njësi shërbimi për familjet që humbën strehën nga tërmeti.

Investimet janë të prekshme, vëmendja e shtuar e qeverisë dhe puna e Bashkisë do të jetë vijuese, sinkron me kërkesat e qytetarëve dhe gjithë detyrimeve që kemi ndaj tyre.

Diferenca është e madhe:
Kur qeveriseim ne, qytetet NDËRTOHEN,
kur qeverisin ata, qytetet PUSHTOHEN!

#PërShqipërinëqëDuam??
#PsQarkuTiranë?

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb