Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, i bëri thirrje KLGJ-së të veprojë me shpejtësi për ngritjen e Gjykatës së Lartë dhe asaj Kushtetuese.

Në fjalën e saj në Kuvend, ministrja Spiropali theksoi gjithashtu se Reforma Zgjedhore dhe ajo në Drejtësi duhet të çohen përpara, pasi janë të rëndësishme për zhvillimin e vendit.

“Ne kemi bërë shumë rrugë drejt realizimit dhe implementimit të Reformës në Drejtësi dhe këtë nuk mund ta mohojë askush. Përsa i përket SPAK, 8 anëtarët u betuan, KLP emëroi drejtuesin. Byroja e Hetimit do të fillojë së shpejti dhe ne presim me ngulm, që KLGJ-së të veprojë më shpejt për ngritjen e gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese që janë shtyllë për domosdoshme për rrugën tonë.

Duhet t’i bëjmë si përgjegjësi ndaj të ardhmes së fëmijëve tanë. Ua kemi borxh fëmijëve tanë dhe të ardhmes së Shqipërisë. Të krijojmë një klimë politike për reformat, ngërçi jonë është lufta politike vetëm për pushtet këtu dhe jashtë. Për reformën zgjedhore vizioni ishte për depolitizim, por të detyruar nga frika e PD-së ulëm në atë tryezë për një proces që nuk bojkotohet nga opozita.

Tani jemi në kushtet kur Reforma Zgjedhore dhe ajo në Drejtësi të çohen patjetër përpara. Ne nuk na bëjnë dot asnjë lloj shantazhi, apo të na vënë kushte, për reforma që ne i shohim si të rëndësishme për zhvillimin e qytetarëve dhe jo si pazare në kurriz të shqiptarëve”, tha Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb