TIRANE– Gjatë fjalës së saj në Kuvend, deputetja e PS, Elisa Spiropali tha se pr.ligji për ndryshime në gjendjen civile do të detyrojë prindërit të regjistrojnë fëmijët e tyre. Deputetja foli edhe për nismën e qeverisë për largimin e kazinove nga qendrat e banuara, teksa hodhi akuza ne drejtim të opozitës. Duke iu referuar rastit të audio përgjimit i njohur si ‘Babale’, Spiropali tha se pushteti merret me votë dhe jo me telenovela.

“Ky projekt ligj për gjendjen civile i jep zgjidhje problematikave për të pasur detyrim ligjor regjistrimin e fëmijëve pavarësisht vullnetit të prindërve. Do ngrihet njësia për mbrojtën e fëmijëve. Ndryshimet ligjore për sigurinë në burgje dhe largimi i kazinove është një nismë që i shërben sigurisë. Ne me krimin nuk bëjmë politikë. Përdorimi dhe manipulimi kriminal, ku opozita ka zhytur përfaqësues të saj.

Nuk imagjinohet që një parti të futet aq shumë në gjirizet e krimit për të nxjerrë fakte të manipuluara për të goditur qeverinë. Pushteti merret me votë dhe jo me telenovela. Telenovelat orientale në TV kanë ndikuar tek psikika e opozitës. Ne e luftojmë krimin me masa konkrete. Prokuroria dhe Gjykata duhet të lihet që të bëjë detyrën saj dhe politikën dhe opozitën duhet ta kthejmë në binarët e arsyes.”- tha Spiropali.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb