Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka takuar në Kosovë ministrat Sveçla dhe Aliu.

Me Ministrin e Brendshëm të Kosovës, Spiropali diskutoi për momentet kur kanë ndihmuar Shqipërinë dhe garantoi se gjithmonë dy shtetet do i gjinden njëri-tjetrit në çdo kohë.

Po ashtu, me Ministrin e Financave Spiropali dialogoi për marrëveshjet dhe projektet e përbashkëta.

STATUSI NGA SPIROPALI

Me ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, z. Xhelal Sveçla dhe ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu. ??

Pata rastin ta falenderoj dhe t’i shpreh mirënjohjen ministrit Sveçla në emër të Kryeministrit dhe të qeverisë shqiptare, për ndihmën e menjëhershme dhe të pakursyer të Kosovës në përballimin e tërmetit të 26 nëntorit 2019 si dhe në situatën e krijuar nga zjarret në veri të vendit, si dëshmi se i jemi gjindur e do t’i gjindemi gjithmonë njëri-tjetrit në çdo kohë.

Me ministrin Aliu diskutuam rëndësinë e marrëveshjeve midis qeverisë së Shqipërisë dhe asaj të Kosovës, projektet madhore infrastrukturore dhe bashkëpunimin e ndërsjellë që duhet të vazhdojë intensivisht me të tjera projekte në dobi të të gjithë shqiptarëve.



(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb