RUMANI

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ndodhet për një vizitë zyrtare në Bukuresht. Gjatë qëndrimit atje, ministrja Spiropali u prit në një takim nga Ministri i Jashtëm i Rumanisë z. Teodor Meleşcanu, ndërsa ndau në facebook, foto të takimit.

“Kënaqësi e veçantë të takoj në Bukuresht Ministrin e Jashtëm të Rumanisë z. Teodor Meleşcanu, i cili siguroi për mbështetjen e plotë të Presidencës Rumune të BE për çeljen e negociatave me Shqipërinë”-shkruan Spiropali.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb