Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali është takuar sot me Sekretarin e Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Spiropali tregoi se kryefjala e bisedës ka kanë qenë sfidat që e presin Shqipërinë me marrjen e Presidencës së radhës së OSBE si dhe dialogu politik i brendshëm dhe reformat sfiduese.

“Në takimin e veçantë të pritjes së ??Sekretarit të Përgjithshëm të OSBE-së, Thomas Greminger ? nga Kryeministri Rama.
Një diskutim i gjerë për sfidat që e presin Shqipërinë me marrjen e Presidencës së radhës së OSBE e deri tek dialogu politik i brendshëm ? e reformat sfiduese që ka ndërmarrë vendi ynë, ?? ishin çështjet që fiksuan boshtin e bisedës së këtij takimi.
Angazhimi dhe agjenda jonë e qartë perëndimore, shkak për progres të #pandalshëm ??”, -shkruan Spiropali.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb