Ministrja Elisa Spiropali ka zhvilluar sot një takim me udhëheqësen e Lëvizjes për Demokraci në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya.

Në një postim në ‘Facebook’, shoqëruar me foto nga takimi, Spiropali thekson se ka zhvilluar një bisedë frymëzuese me opozitaren bjelloruse, teksa shton se ajo është model i guximit dhe luftës për liri të popujve që vuajnë nën regjime shtypëse.

Postimi i ministres:

Me gruan e fortë dhe kurajoze, udhëheqësen e Lëvizjes për Demokraci në Bjellorusi, Sviatlana Tsikhanouskaya.
Biseda me zj.Tsikhanouskaya ishte frymëzuese. Ajo është model i guximit dhe luftës për liri të popujve që vuajnë nën regjime shtypëse.
Politikane që qëndroi, kandidoi dhe inspiroi bashkëkombësit e saj, për të kërkuar demokraci, duke luftuar për zgjedhje të lira, për të drejtat e qytetarëve, lirinë e medias, respektimin e dinjitetit njerëzor përballë një regjimi që ka arrestuar dhe dëbuar me mijëra qytetarë dhe aktivistë.
Shqipëria qëndron krah Bjellorusisë dhe popujve që vuajnë tiraninë, por luftojnë për demokraci dhe kërkojnë një të ardhme të sigurt nën shembujt e rojtarëve të demokracisë: ????

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb