Pas reagimit të Genc Pollos në lidhje me qëndrimin e opozitës dhe braktisjen e Parlamentit Europian, ka folur edhe Elisa Siropali. Ajo theksoi se ky është turpi i radhës i opozitës, ndërsa shtoi se shpifjet morën përgjigje të prerë nga drejtuesja e seancë në PE.

Në një lidhje telefonike për “News 24”, deputetja tha se krahas veprimeve të turpshme të përfaqësuesve të opozitës, ka edhe një lajm të mirë për shqiptarët, pasi sipas saj, reformat e ndërmarra nga Shqipëria  janë përshëndetur.

“E para duhet të them se kemi një lajm të mirë nga Europa, pasi këshillet në Parlamentin Europian e mbështesin Shqipërinë dhe progresin që ka bërë.Ne shprehemi të shqetësuar, se lidershipi pa kokë i opozitës, të vë atë shfaqje te padenjë. Asnjë vend, asnjë vend që është anëtar, nuk ka braktisur. Ne detyrohemi  të ngremë zërin. Edhe zonja, drejtuesja e bëri të ditur se pohimet dhe shpifjet nuk lejohen. Dialogu vijon vazhdimisht. Ne kemi mbështetjen dhe këtë mund ta verifikon nga deklaratat e të pranishmëve”, tha ajo.
(n.m/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb