Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali, vijon takimet në Kamëz, në kuadër të fushatës elektorale për zgjedhjet e 25 prillit 2021.

Gjatë takimeve të fundit në lagje të ndryshme të Kamzës, Spiropali ka deklaruar se “a harrojnë se kthehemi pas te Xhelali, Saliu, Luli dhe gjithë shpura e tyre e dhunshme, agresive dhe dembele”.

Mesazhet e Spiropalit:

Në qendër Kamëz bashkë me asamblenë socialiste të njësisë administrative, na u bashkuan shumë banorë të lagjes. Infrastruktura e re po i ndryshon faqen kësaj zone të vjetër të Kamzës të pa vënë dorë në dekada. Kjo ka zgjuar interesin dhe pjesëmarrjen e komunitetit.
Ata që duan të vijnë në pushtet me çdo kusht, janë provuar këtu dhe kudo: Kamzën e lanë si mos më keq! Pa investime, pa vizion, pa të ardhme për fëmijët. Ta harrojnë se kthehemi pas te Xhelali, Saliu, Luli dhe gjithë shpura e tyre e dhunshme, agresive dhe dembele.
Me #25Prill vazhdojmë përpara për një fitore historike në Kamëz dhe kudo. #tjetërnivel #PërKamzënqëduam #përShqipërinëqëduam #QarkuTiranë❤

Takim fantastik në Bathore.
Krenarë që për Bathoren, si për të gjithë Kamzën, po bëjmë më shumë seç është bërë në 30 vite të marra bashkë. Energjia e jashtëzakonshme e njerëzve dhe e familjeve të kësaj zone, që shtëpinë dhe katandinë e kanë ngritur me përpjekje mbinjerëzore, po shpërblehet me investime komunitare në rrugë, kanalizime, kopshte, çerdhe, shkolla, për #fëmijët për të #rinjtë për të #ardhmen.
Më #25Prill ne do marrin një rezultat historik në Bathore dhe në Kamëz për të vazhduar në rrugën e progresit dhe zhvillimit. Pa kthim mbrapa.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb