Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali ka zhvilluar një vizitë në Komisionin e Venecias me ftesë të këtyre të fundit, për të marrë pjesë në sesionin plenar të 141-të të këtij Komisioni.

Në një postim në rrjetet sociale, Spiropali shprehet se Komisioni i Venecias dhe anëtarët e këtij forumi kanë dhënë kontribut të çmuar në mbrojtje të Kushtetutës së Shqipërisë dhe fuqizimin e institucioneve.

Postimi

Me ftesë të Komisionit të Venecias, mora pjesë në sesionin plenar të 141-të të këtij Komisioni. Mirënjohje për të gjithë anëtarët e këtij forumi prestigjioz, personalitete të shquar të së drejtës, të njohur botërisht, për bashkëpunimin e shkëlqyer dhe konstruktiv me Kuvendin e Shqipërisë🇦🇱, në dhënien e opinioneve në mbrojtje të Kushtetutës, për fuqizimin e institucioneve dhe konsolidimin e vlerave demokratike.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb