Partia Socialiste po përgatitet për të siguruar mandatin e tretë.

Ministrja për Shtetit, Elisa Spiropali gjatë një takimi që zhvilloi sot në Kamëz, e shoqëruar nga deputeti Eljo Hyska dhe kryebashkiaku i kësaj bashkie, Rakip Suli, foli për vulosje të fitores historike në këtë zonë, që dikur ka qenë bastion i së djathtës.

Përmes një postimi në ‘Facebook’ Spiropali theksoi se Kamza është dëshmi e gjallë se si qeverisim të majtët në krahasim me kundërshtarët.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

MESAZHI I SPIROPALIT
Në #KAMËZ vuloset fitorja historike e #QarkutTiranë për mandatin e tretë të Partisë Socialiste me Kryeministër Edi Ramën.
Kamza është dëshmi e gjallë se si qeverisim ne në krahasim me kundërshtarët. Për ta, Kamza ishte një geto-bastion. Për ne është një qytet me të ardhme.
Bashkë me Rakipin dhe Eljon, vizituam një pjesë të vogël të investimeve të mëdha në Kamëz.

Rikualifikim urban i bllokut në qendër të Kamzës si dhe kantierët e #Rindërtimit të shkollës ‘Halit Coka’ në Bathore dhe kopshtit ‘Lidhja e Prizrenit’ në Paskuqan janë vetëm disa nga punët moderne dhe transformuese që po përvijojnë në këtë zonë.
Në total janë plot 20 shkolla dhe kopshte të cilat do t’i shtohen infrastrukturë cilësore arsimore dhe do të mirëpresin me qindra fëmijë e nxënës të Kamzës. Për Kamzën qeveria dhe bashkia po investojnë më shumë seç është investuar në 30 vite. Të bindur se të rinjtë dhe fëmijët e Kamzës meritojnë një të ardhme më të mirë, ngritur edhe mbi sakrificën e prindërve të tyre.

#Bashkë #PërKamzënqëduam #PërShqipërinëqëduam?
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: