Hapet spitali gjigant fushor në një qendër konferencash në Londër, vetëm 10 ditë nga nisja e ndërtimit, për pacientët e infektuar me Covid-19.

E ndërtuar me ndihmën e ushtrisë, spitali ”Nightingale”, me një kapacitet fillestar prej 500 shtretër, do të jetë në gjendje të arrijë në 4 000 shtretër, thënë ndryshe ekuivalenti i 10 spitaleve konvencionale.

I inauguruar nga princi Charles përmes një videokonference dhe nga ministri i Shëndetësisë Matt Hancock në vend, ai është i pari nga një seri institucionesh provizore të planifikuara nga Britania e Madhe, ku COVID-19 ka shkaktuar deri tani gati 3 000 viktima.

Me një staf të planifikuar prej 16 000 personash, ky spital gjigant pa ekuivalent në tokën britanike, po përpiqet t’i përgjigjet përshpejtimit të pandemisë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb