Ushtruesi i detyrës së drejtorit të SHKUK-së, Valbon Krasniqi, tha se spitalet janë të stërngarkuara me pacientë që po trajtohen me COVID-19.

Ai tha se deri tani numri i pacientëve që po trajtohen për COVID-19 ka kaluar shifrën mbi 1 mijë.

‘Spitalet tona janë të stërngarkuar me pacientë, ka kaluar shifrën mbi 1 mijë. Rreth 700 persona janë me oksigjenoterapi”, tha Krasniqi në një konferencë për media.

Ai shtoi se situata me pandeminë është rënduar shumë dhe nevojitet kujdes shtesë.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb