Sot është koha e trajtimit të personalizuar të pacientëve në nivelin mikromolekular dhe makroskopik. Ky është edhe konkluzioni i konferencës shkencore e cila u organizua në Kosovë nga Spitali “Continental” me pjesëmarrjen e mjekëve elitarë në fushat e alergologjisë, anestezisë, gastrohepatologjisë, hematologjisë, imazheri infeksioniste, nefrologjisë, ortopedisë etj.

Drejtoresha e Spitalit “Continental” njëkohësisht reumatologe Ergeta Ktona theksoi se puna cilësore e stafit të specializuar ndërthuret me humanitet dhe shumë përkushtim.

spitali kontinental

“Po me të njëjtën përgjegjësi ju bëj me dije që ekipi elitar i mjekëve të Spitalit ‘Continental’ funksionon sipas një parimi: Ne bëjmë sa dimë, dimë sa bëjmë dhe atë që bëjmë e bëjmë me dashuri dhe humanitet. Spitali ‘Continental’ ofron të gjitha shërbimet shëndetësore interne si alergologjia, pneumologjia, reumatologjia, kardiologji, endokrinologji, gastrohepatologji dhe shumë të tjera ku realizohen të gjitha procedurat endoskopike, diagnostike dhe terapeutike. E kombinuar në perfeksion me kirurgjinë abdominale të hapur dhe laparoskopike një pjesë e mirë të shërbimeve kirurgjikale, ku këtu bën pjesë neurokirurgjia, urologjia, kirurgjia plastike estetike, ajo maksilofaciale, të cilat realizohen nga mjekë ekselentë pranë spitalit tonë.
E përpos gjithë këtyre specialiteteve, gold standardin për vitin 2018 në Spitalin ‘Continental’ e ofron shërbimi i ortopedisë. Për herë të parë në Shqipëri nga ekipi më i mirë i mjekëve ortopedë, proteza e personalizuar realizohet me mjeshtërinë absolute vetëm në Spitalin ‘Continental’ dhe ndoshta sot për herë të parë ndjehem dhe e emocionuar që në një audiencë kaq të madhe ju shpreh mirënjohjen dhe përulem para jush, e ndjehem me fat që jam trajner i një skuadre kaq cilësore. Jam e sigurt që do ndihem po aq i lumtur si trajneri i Zvicrës me golat e Xhakës dhe Shaqirit”, tha mes emocionesh drejtoresha Ktona.

Konferenca multidisiplinore ndërkombëtare ishte e para për Spitalin ‘Continental’ e mbajtur në Prishtinë me pjesëmarrjen e 550 mjekëve të huaj dhe vendas prej të cilëve 22 referuan në konferencën një ditore.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb