Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka folur për faktin se spitali Rajonal i Fierit do të ndërtohet në një tokë private të 12 familjeve që po e kontestojnë investimin.

Rama thotë se spitali do të jetë publik dhe shteti do e shpronësojë. Nga ana tjetër për shkak se është lënë periudha 3 muaj si afat për ndërtimin, Rama ka zbuluar se i është ofruar një marrëveshje familjeve.

Ai thotë se një prej garancive që i është dhënë familjeve është se në pjesën e tokës private që nuk përfshin ndërtimin e spitalit, këto familje mund të ngrenë njësi shërbimi për ata që vijnë dhe spital.

Nga ana tjetër sa i përket marrëveshjes, Rama thotë se i është ofruar familjeve që për ccdo ditë vonese për pagesën e shpronësimit qeveria do paguajë dëmshpërblim.

 

”Janë 12 familje. Spitali do të jetë publik, jo privat. Spital i sistemit tonë publik shëndetësor. Do të jetë një spital ku republika e Turqisë do kontribuojë jo vetëm për ndërtimin, por dijen. Për një periudhë kohe do të drejtohet në pavionet e veta nga specialistë turq.

Do të punësohen mjekë dhe infermierë shqiptarë që në një periudhë kohe do të drejohen nga turqit. Në fund të këtij tranzicioni do të marrin edhe drejtimin e spitalit.

Pra, shumë e rëndësishme që spitali është publik. Nuk është njësoj si spitalet e tjera nën umbrellën e MSH. Për të nëdrtuar një spital publik, shteti ka të drejtë ku dhe shpronësim për interes publik.

Kur nuk kanë bazë të drejtën e sanksionuar në ligj, ndërkohë që përfitoj nga rasti t’u them familjarëve atë që u tha kryebashkiaku dje. U thirrën, janë informuar se kjo gjë nuk është për diskutim, por zbatim. Duke qenë se koha e procedurave të shpronësimit merr një pjesë të mirë, iu ësthë kërkuar të firmosin një marrëvehsje. Ngritëm grupin nga sot për procedurat, do shpronësohen sipas ligjit. Në atë territor ku ndërtohet spitali, ccdo pjesë, për pjesën tjetër të pronës jemi gati t’u japim mundësinë me masterplanin e zonës të ngrenë njësi shërbimi që do i shërbejnë spitalit për njerëzit që vijnë e ikun.

Ju është thënë që për ccdo ditë vonese nga marrëveshja, me shkrim qeveria do pranojë të paguajë dëmshpërblim. Ccdo ditë që kalon do jetë qeveria që do paguajë dëme. Garanci më shumë se kaq s’i japim dot.

 

Ne kemi premtuar spitalin e Fierit, kemi bërë shumë përpjekje por s’na ka dalë llogaria. Kërkonte financim të konsiderueshëm. Në kushtet kur ne kemi pasur elementë të sistemit shëndetësor, me PPP dhe financim direkt nuk ia kemi dalë.

Lajm po kaq i mirë është hapja në Tiranë e një dege, jo lëndë, por degë ku studentët shqiptarë do jenë në Shqipëri dhe do studiojnë në Universitetin Teknologjik të Stambollit.”- tha Rama.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb