TIRANË

Qeveria ka depozituar në Kuvend aktin normativ “për autorizimin e Agjencisë Shtetërore për shpronësimin për negocimin e afatit të shpronësimit të pronarëve të pasurive të paluajtshme, pronë private, të nevojshme për ndërtimin e spitalit të Fierit”.

Në aktin normativ thuhet ndër të tjera se është autorizuar Agjencia Shtetërore për Shpronësimin që të negociojë dhe bëjë marrëveshje me pronarët, teksa marrëveshja përcakton të drejtën e përdorimit menjëherë të tokës para përfundimit të procedurës së shpronësimit.

Akti Ne Kuvend
Akti Ne Kuvend

Ndërkohë që pronarët mund të kundërshtojnë çmimin e shpronësimit në rrugë gjyqësore.

Për sa i përket çështjes së kushtetueshmërisë dhe ligjshmërisë së aktit normativ, qeveria thotë se nga ai mbështetet në nenin 101 të Kushtetutës, i cili parashikon se Këshilli i Ministrave, në rast nevoje dhe urgjence, nën përgjegjësinë e tij, mund të nxjerrë akte normative që kanë fuqinë e ligjit për marrjen e masave të përkohshme. Këto akte normative i dërgohen menjëherë Kuvendit, i cili mblidhet brenda 5 ditëve nëse nuk është i mbledhur. Këto akte humbasin fuqinë që nga fillimi, në qoftë se nuk miratohen nga Kuvendi brenda 45 ditëve.

Ndërkohë ditën e djeshme gazetari Ervis Kuçi raportoi për “BalkanWeb” se makineritë e rënda kanë zbritur në terren në zonën e Mbrostar Urës ku pritet të ndërtohet spitali. Banorët e zonës janë shprehur të kënaqur me këtë investim dhe e shohin si një zhvillim për territorin.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb