Një ish zyrtar i CIA-s është arrestuar të martën nën dyshimin se ka dekonspiruar operacionet e spiunazhit të SHBA-ve në Kinë, deklaroi Departamenti i Drejtësisë.

Bëhet fjalë për ish-oficerin Jerry Chun Shing Lee 53-vjeç, i cili u arrit të kapet falë hetimit të FBI të nisur që prej vitit 2012-të, pasi CIA filloi të humbiste informatorët e saj në Kinë, raporton “The New York Times”.

Përpara hetuesve ngrihej një mister dhe pikëpyetje të mëdha se si kishte mundësi që shumë emra agjentësh të CIA-s përfundonin në duart e kinezëve?

Disa zyrtarë të inteligjencës hodhën dyshime për një informator brenda C.I.A. që nxirrte emrat e informatorëve të saj. Të tjerë mendonin se qeveria kineze kishte hakuar komunikimet e fshehta të C.I.A. që përdoreshin për të folur me burime të huaja informacioni, por në përfundim të hetimeve përgjegjësia ra mbi ish-oficerin.

Megjithatë ish-zyrtarë të tjerë të inteligjencës patën argumentuar gjithashtu se rrjeti i spiunazhit mund të ishte gjymtuar nga nje kombinim i te dyja gjërave të lartpërmendura, si edhe nga aftësitë profesionale jo të mprehta të agjentëve në Kinë. Hetimi i kundërzbulimit për të gjetur sesi kinezët arritën të gjurmonin agjentët amerikanë ishte një burim fërkimesh midis CIA-s dhe FBI-së.

Z. Lee, i cili u largua nga CIA në vitin 2017, ka jetuar në Hong Kong dhe ka punuar për një kompani ankandesh të njohur. Ai u arrestua në Aeroportin ‘Kennedy’ në Një Jork të hënën (15 janar 2018) dhe një gjykatë federale në Virxhinian e Veriut e fajësoi me akuzën për mbajtje të paligjshme të informacionit për mbrojtjen kombëtare.

Ai u shfaq në gjykatë federale të Bruklinit të martën (16 janar 2018) dhe po mbahet atje ndërsa pret të transferohet në Virxhinia. Sipas një zyrtari të Departamentit të Drejtësisë ai nuk ka avokat. Me sa duket FBI-ja mësoi se Z. Lee do të udhëtonte drejt SHBA-ve dhe shpejtoi që t’i ngrinte akuzën

Z. Lee ka udhëtuar më parë drejt SHBA-ve në vitin 2012 për të jetuar me familjen e tij në Virxhinia. Ishte gjatë këtij udhëtimi që agjentë të FBI-së bën kontroll të plaçkave të tij gjatë qëndrimeve të tij në hotel në Havai dhe në Virxhinia dhe gjetën dy libra të vegjël me shënime të shkruara me dorë, që përmbanin informacion të klasifikuar. Më pas ai u kthye në Hong Kong pasi u mor në pyetje nga agjentë të FBI-së në vitin 2013.

Nuk është e qartë se përse z. Lee vendosi të rrezikonte të arrestohej duke ardhur në SHBA këtë muaj.

Në librat që gjetën agjentët, z. Lee kishte shkruar detaje rreth takimesh midis informatorëve të CIA-s dhe agjentë të fshehtë, si edhe emrat e tyre të vërtetë dhe numrat e tyre të telefonave, sipas dokumenteve të gjykatës. Prokurorët thanë se materiali në libra pasqyronte të njëjtin informacion të kishin edhe kabllograme të klasifikuara që z. Lee i kishte shkruar ndërsa ishte në agjenci.

Më shumë se një duzine informatorësh të CIA-s janë vrarë ose burgosur nga qeveria kineze. Masa deri në çfarë pike rrjeti informator ishte zbërthyer, sipas raportimeve të “The New York Times”, ishte një kthim mbrapa rrënues për CIA-n.

Zyrtarët thanë se numri i informatorëve të humbë në Kinë hahej kokë më kokë me humbjet në Bashkimin Sovjetik dhe në Rusi gjatë tradhtisë së Aldrich Ames dhe Robert Hanssen, të cilët ishin më parë më CIA-n dhe FBI-në. Ata i dhanë Moskës të dhëna për operacione zbulimi për vite me radhë.

CIA nuk pranoi të komentonte mbi arrestimin e z. Lee.

Sipas dokumenteve të gjykatës, z. Lee shërbeu në Ushtrinë Amerikanë nga viti 1982 deri në vitin 1986 dhe iu bashkua CIA-s në vitin 1994 si një oficer personeli. Ish-zyrtarë të agjencisë thanë se ai gjithashtu kishte shërbyer në Kinë gjatë karrierës së tij. Ata që e njihnin atë thanë se ai u largua nga agjencia i pakënaqur pasi karriera e tij arriti një pikë amullie.

Prokurorët thanë se edhe para edhe pasi ai së bashku me familjen e tij u kthyen në SHBA në vitin 2012, z. Lee u takua me ish-kolegë të CIA-s dhe punonjës të tjerë të qeverisë.

Ndërsa agjecia filloi të humbte informatorë në Kinë, në fillim nuk ishte e qartë se humbjet ishin sistematike, por ndërsa zhdukjet u shpeshtuan, komuniteti amerikan i zbulimit më në fund e kuptoi se kishte në problem madhor.

Çështja i ka munduar zyrtarët e kundërzbulimit në FBI dhe CIA ndërsa kërkonin të përcaktonin sesi kinezët i kishin ndërprerë operacionet e agjencisë në vend.

FBI-ja dyshonte se një i brendshëm u kishte kaluar informacione të rëndësishme kinezëve, një teori që fillimisht nuk u mor në shqyrtim nga CIA. Më vonë z. Lee u bë i dyshuari kryesor në gjuetinë për një tradhtar.

Ish-zyrtarë të zbulimit thanë se FBI e joshi z. Lee të kthehej në SHBA si pjesë e një taktike dinakërie dhe ai u intervistua pesë herë në Maj dhe Qershor të viti 2013. Autoritetet thanë se ai kurrë nuk dha kurrë informacione për dy blloqet e tij, të përshkruar si një bllok adresash dhe një bllok takimesh, tek hetuesit.

Ish-zyrtarë thanë se ishin çuditur që z. Lee erdhi përsëri në SHBA në vitin 2012, duke e ditur se mund të ishte i dyshuar nga FBI-ja. Detajet për operacionin e FBI-së për ta joshur të kthehej u mbajtën shumë të fshehta, por ish-zyrtarë të zbulimit thanë se ai u kthye pasi i ishte premtuar një kontratë e mundshme me CIA-n. Shumë ish-oficerë të agjencisë largohen nga agjencia dhe rikthehen më pas me kontratë. Në një kohë të caktuar pasi FBI-ja e intervistoi atë, z. Lee u kthye në Hong Kong.

Përse FBI-ja nuk e arrestoi z. Lee pasi i gjetën materialin e klasifikuar në blloqet e shënimeve, kjo mbetet e paqartë. FBI_ja nuk pranoi të komentonte.

Zyrtarët janë të shqetësuar se rasti i z. Lee si edhe të paktën një tjetër rast përfaqësojnë një strukturë shqetësuese të zbulimit kinez që shënjeshtron ish-zyrtarë të agjencisë, një punë më e lehtë sesa rekrutimi i operativëve aktual të CIA-s.

Në qershor, një ish-oficer i CIA-s u fajësua me akuzën se i kishte dhënë Kinës informacion të klasifikuar dhe kishte bërë deklarata të pavërteta. Prokurorët thanë se ish-oficeri, Kevin Patrick Mallory, 60 vjeç, nga Lisburg, Virxhinia, kishte dokumente top sekrete dhe mesazhe inkriminuese në një pajisje komunikimi, që kishte sjellë nga Shanghai.

Në mars, prokurorët lajmëruan arrestimin një punonjëse që kishte punuar gjatë Departamentin Amerikan të Shtetit, Candace Marie Claiborne, të akuzuar se i kishte gënjyer hetuesit për kontratën e saj me zyrtarë kinezë. Sipas padisë kriminale ndaj znj. Claiborne, e cila nuk e pranoi fajësinë, agjentë kinezë i kishin kaluar para në llogarinë e saj bankare dhe i kishin dhënë dhurata me vlerën e disa mijëra dollarëve.

Përktheu: Ilir Sinanaj
Burimi: The New York Times
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: