TIRANË- Ish-kryeministri Sali Berisha vijon të deklarojë se një prej negociatorëve të detit në marrëveshjen me Greqinë, oficeri i FA, Artur Meçollari është agjent i të huajve. Ai sot ka publikuar mesazhin e një oficeri madhor dixhital që shkruan se Meçollari u largua me një praktikë institucionale që konfirmonte përfshirjen e tij në shërbim të shërbimeve të huaja të Inteligjencës.

STATUSI I BERISHËS
Detin me Greqine, me urdher te Rames, e ndau nje spiun!
Oficeri madhor dixhital denoncon:
Praktiken e ndjekur per marreveshjen e detit.
Largimin nga Forcat e Armatosura te kryenegociatorit teknik te marreveshjes se detit, Artur Muçollarit si bashkepuntor i sherbimeve te huaja.
Lexoni mesazhin e oficerit madhor dixhital. sb

“Z.Berisha,
Kjo photo “demaskon” qasjen se në Korçë (dhe jo vetëm): “janë zhvilluar “VETËM !” negociata politike/diplomatike”?!
2. Kështu, përfshirja e ushtarakut (pa Integritet) në takimin e Korçës (dhe jo vetëm) konfirmon se janë zhvilluar negociata teknike!
= Parë kështu, kërkesa për “Plotfuqishmëri” është: “për të noterizuar negociatat e zhvilluara në mungese të legjitimitetit…”!
3. Në dijeninë zyrtare, Z. Mecollari është larguar (dhe nuk e ka kundershtuar!) nga FA me një praktikë institucionale që konfirmonte përfshirjen e Tij në shërbim të shërbimeve të huaja të Inteligjencës!
= Praktika është e administruar në Shërbimin Informativ Ushtarak, e realizuar me vendim të Prokurorit të Përgjithshëm. Në përmbledhje, gjykoj se ky rast ka peshë kritike për tu konsideruar!!”

Berisha fb

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb