Raporti i fundit i Mbrojtjes Kushtetuese tërheq vëmendjen: Rusia, Kina dhe Turqia përmenden si kombe, që bëjnë spiunazh kundër Gjermanisë. Veçanërisht para zgjedhjeve parlamentare në Gjermani kërkohet vigjilencë.

Pak para takimit të nivelit të lartë të G-20-ës në Hamburg, Mbrojtja Kushtetuese, shërbimi i fshehtë i brendshëm i Gjermanisë i ka akuzuar shtete të rëndësishme pjesëmarrëse, si Rusinë, Kinën dhe Turqinë për aktivitete spiunazhi në rritje në Gjermani. “Federata Ruse, Republika Popullore e Kinës dhe Republika Islamike e Iranit janë aktorët kryesorë të veprimtarisë së spiunazhit kundër Gjermanisë”, thuhet sipas të dhënave të Agjencisë Gjermane të Lajmeve DPA në raportin më të fundit të Mbrojtjes Kushtetuese. Në këtë kuadër përmendet edhe Turqia.

Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere (CDU) dhe Presidenti i Zyrës Federale të Mbrojtjes së Kushtetutës, Hans-Georg Maaßen e prezantuan dokumentin prej 300 faqesh në Berlin. Mbrojtja e Kushtetutës është përgjegjëse për Kundërspiunazhin në Gjermani.

Sulme sistematike kundër institucioneve
Të dy kryetarët e shtetit, Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin dhe Presidenti kinez, Xi Jinping pritet të vijnë në takimin e G-20-ës në Hamburg. Xi po zhvillon sot konsultime me Putinin në Moskë, pastaj ai do të vazhdojë rrugën për në Berlin, ku të mërkurën pritet nga Kancelarja Angela Merkel. Rusia dhe Kina janë shfaqur disa herë si autore të sulmeve kibernetike drejtuar Gjermanisë, thuhet në raport.

“Vazhdimësia dhe zgjedhjave e objektivave” tregojnë qartë përpjekjen për të spiunuar në mënyrë strategjike politikën dhe administratën federale. Në radhë të parë, të prekura nga sulmet janë Ministria e Jashtme Gjermane dhe përfaqësitë e saj në botën e jashtme, ministria e Financave si dhe ministria e Ekonomisë. Edhe Zyra Kancelarore dhe zyra të Bundeswehrit e të Forcave të Armatosura gjermane janë në fokus të sulmeve.

Kujdes me emailet e manipuluara
Zyra Federale për Mbrojtjen e Kushtetutës paralajmëron më tej edhe për rrezikun e ndikimit të zgjedhjeve parlamentare me anë të sulmeve kibernetike ruse kundër partive dhe politikanëve gjermanë. Si pasojë, viktimat e “përgjimit të emaileve konfidenciale ose të dhënave të tjera delikate duhet të llogarisin që përmbajtje të rrezikshme ose kompromentuese të publikohen”, citon Bild-Zeitung nga raporti.

Njëkohësisht, mbrojtja kushtetuese paralajmëron për aksione përgjimi të shërbimeve të fshehta të huaja në lagjen qeveritare në Berlin. Për këtë përshtaten “për shkak të gjendjes së përshtatshme dhe të statusit extraterritorial veçanërisht ndërtesat e ambasadave në qendër të Berlinit” dhe përfaqësi të tjera të krahasueshme diplomatike, thuhet në raport. Në të gjitha lidhjet e komunikimit që kryhen me radiolidhje”, si në bisedat me telefona celularë ose lidhje me WLAN duhet llogaritur edhe përgjimi.

Sulmet shtohen rregullisht në lidhje me takime të rëndësishme ekonomike dhe të politikës së financave, thuhet më tej. Vendimmarrës të nivelit të lartë dhe bashkëpunëtorët e tyre të drejtpërdrejtë përfshihen në e-maile të formuluara me mjeshtëri në një komunikim të simuluar të kryenegociatorëve në nivel qeveritar. Marrësve u kërkohet të hapin një dokument bashkangjitur emailit, duke shkaktuar kështu infektimin e sistemeve.

Turqia spiunon opozitarët
Shërbimin civil informativ turk MIT, mbrojtësit gjermanë të kushtetutës e akuzojnë se përmes stacionimit në përfaqësi të ndryshme zyrtare të Turqisë në Gjermani, përpiqet “edhe përtej komunitetit turk në Gjermani që të ushtrojë ndikim në formimin e opinionit në Gjermani”.

Detyrë kryesore e MIT është megjithatë puna zbuluese ndaj opozitarëve, thuhet në raport. Në takimin e G-20-ës të premten dhe të shtunën pritet të vijë edhe Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyp Erdogan. Me të ka tensione të tjera, ndër të tjera sepse qeveria gjermane ka ndaluar daljet në publik të tij në Gjermani, para shokëve të partisë së tij dhe mbështetësve./dw/

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: