Luftëtari dje ka udhëtuar drejt kryeqytetit për një miqësore ndaj Tiranës në kuadër të përgatitjeve për gjysmën e dytë të kampionatit. Mirëpo nga ky udhëtim gjirokastritët kanë dashur të përfitojnë diçka më shumë sesa thjesht një miqësore.

Dy drejtues të klubit, zv.trajneri i Luftëtarit, Marko Jovanoviç, dhe zëdhënësi i klubit, Rigels Malile, kishin detyra të qarta përsa i përket sfidës së parë hapëse për fazën e tretë kundër Partizanit. Dy emisarët janë transferuar drejt komplekit “Tirana Internacional” për të vëzhguar përgatitjet e të kuqve, në myrë që të “spiunojnë” skemat e Starovës tek trajneri Milinkoviç.
Zvtrajneri-i-Luftetarit-spiunon-Partizaninm-490x327
Zv.trajneri serb dhe zëdhënësi Malile mbërritën rreth 30 minuta para fillimit të seancës së “demave”. Gjatë kësaj kohe, ata preferuan që të shikojnë në fushën tjetër të kompleksit ndeshjen miqësore, Kukësi-Kukësi B. Sapo të kuqtë zbritën në fushë dhe nisën të bëjnë nxehje individuale, dy përfaqësuesit e Luftëtarit ndryshuan objektiv dhe u kthyen nga fusha ku ndodhej Partizani.

Trajneri Sulejman Starova dhe pjesëtarët e tjerë të stafit u vunë në dijeni para fillimit të seancës për praninë e “spiunëve” të Luftëtarit. Para fillimit të përgatitjeve, ku ishte planifikuar edhe një ndeshje kontrolli brenda grupit, stafi teknik me në krye trajnerin Starova u dha urdhër punonjëse të kompleksit që të zbraznin tribunën e stadiumit. Aty ndodheshin edhe dy përfaqësuesit e Luftëtarit.
Partizani-miqesore-brenda-grupit1-490x327
Motivi i këtij vendimi ishte: Stërvitje me dyer të mbyllura (ndonëse bëhet fjalë për një ambient që i ka dy anësore të hapura). Të zënë të papërgatitur, zv.trajneri Jovanoviç dhe zëdhënësi Malile kalojnë në tribunën e fushës tjetër dhe të imponuar shikojnë miqësoren e Kukësit me ekipin. Pas disa kohësh, dy përfaqësuesit e Luftëtarit akomodohen paranë lokalit të kompleksit, ku kishin një kënd shikimi te fusha.

Gjirokastritët, me sa duket, e morën vesh që janë zbuluar dhe zv.trajneri Jovanoviç mori një kafe e një shishe ujë dhe ndoqi për disa minuta ndeshjen e Partizanit. Aty ata u takuan edhe me ish-trajnerin e Luftëtarit, Gerd Haxhiu, i cili si trajner i Korabit ishte në Pezë, pasi kishte një miqësore me Shënkollin. Duke parë që u zbuluan nga të gjitha anët, zv.trajneri serb dhe zëdhënësi Malile u larguan nga Peza përpara se të niste pjesa e dytë e ndeshjes së kontrollit të Partizanit, raporton panorama sport.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb